Krijimi i PD/Ja dokumenti origjinal
 që mban firmën e Eduard Selamit

Krijimi i PD/Ja dokumenti origjinal<br /> që mban firmën e Eduard Selamit
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar sot për herë të parë, dokumentin origjinal të kërkesës dhe vendimit për krijimin e Partisë Demokratike. Në faqen e internetit www.politikw.al gjendet teksti i kërkesës mban firmën e Eduard Selamit.
 
Bashkë me kërkesën janë depozituar 35 faqe dokumentacion, - programi minimal, statuti dhe lista emërore e 376 nënshkruesve. Kërkesa është bërë më 17 dhjetor 1990 dhe është miratuar nga Ministri i Drejtësisë Enver Halili me 19 dhjetor 1990. Interesant është se në krye të shkresës së PD ende përdoret citimi "Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë“ dhe se kërkesa nuk mban emrin e kryetarit të Grupit Organizator Hajdari, por të zotit Selami.

statuti i PD kerkesa
selami statuti i PD

Në vendimin e Ministrisë thuhet se kërkesa e PD është në përputhje me Kushtetutën e RPSSH, e cila në fakt është Kushtetuta komuniste e vitit 1976, e cila në nenin 3 theksonte se “PPSH, pararoja e klasës punëtore, është forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë. Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ideologjia sunduese është marksizëm-leninizmi. Në bazë të parimeve të tij zhvillohet gjithë rendi shoqëror socialist”….

Gjithsesi, vendimi ligjëron PD-në, e cila është partia e parë antikomuniste dhe themeluese e pluralizmit politik më 1990.

Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI