Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"

Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet<br />nga
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.

Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.

Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.



Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.

Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.

Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.



Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.

Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.

Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

21/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin