Krijohet Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake, synon fuqizimin e rolit të gruas! Ambasada e Zvicrës jep mbështetje

Gratë të gjithë spektrit politik u bashkuan në një nismë duke krijuar Aleancën kombëtare të këshilltareve bashkiake, një platformë që synon fuqizimin e grave të vajzave dhe nxitjen e përfaqësimit të tyre në qeverisjen vendore.

E konceptuar me dy bashkëkryetarë, një e PS dhe një e PD, aleanca synon që të gjitha vendimet për çështjet që do trajtojnë t’i marrë unanimisht, duke dalë përtej përfaqësimit politik .

“Gratë anëtare të këshillave bashkiakë shpallin Aleancën Kombëtare të këshilltareve bashkiake. Bazohet në një përvojë 10 vjeçare të bashkëpunimit të grave këshilltare. Do vijojë të jetë platformë për fuqizimin e grave dhe vajzave dhe nxitjen e përfaqësimit në nivel bashkie të spektrit të gjerë politik”, tha Silda Anagnosti bashkëryetare e Alencës PS.

 “Aleanca do funksionojë mbi 5 shtylla kryesore:  fuqizimi politik dhe ekonomik i grave dhe vajzave, akses i përmirësuar në shërbimin social, reforma legjislative dhe lufta kundër dhunës me baze gjinore. Bordi ka kaluar vendimet të gjitha unanime”, tha Arta haluci, bashkëkryetare e aleancës PS.

Nisma për krijimin e Aleancës Kombëtare të Këshilltareve u mbështet nga ambasada e Zvicrës dhe ajo e Suedisë, ku ambasadorja zvicerane Ruth Huber inkurajoi gratë të ngrenë zërin dhe të rrisin nivelin e përfaqësimit të tyre në politikë. Edhe ambasadori suedez Niklas Strom, tha se zëri i grave për të përcjellë problemet e shoqërisë është shumë i rëndësishëm.   

Në mbështetje të grave këshilltare bashkiake, ishin edhe deputetet, Etilda Gjonaj dhe Dhurata Cupi, pjesë e aleancës së grave deputete.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie