Krijohet qeveria e re malazeze, Shqiptarët marrin numrin dy të qeverisë dhe tre ministri

Krijohet qeveria e re malazeze, Shqiptarët marrin numrin dy të qeverisë dhe tre ministri

Shqiptarët i thonë “PO” formimit të qeverisë së Malit te Zi, duke i dhënë zgjidhje ngërçit politik në këtë shtet. Pas disa muajsh negociatash që nga zgjedhjet e 11 Qershorit javën e ardhshme Mali i Zi do të ketë qeverinë e re të drejtuar nga Miljoko Spajiç.

Në bazë të marrëveshjes zyrtare të nënshkruar nga partitë e koalicionit të ri qeveritar, bie në sy bashkëqeverisja mes shqiptarëve , serbëve dhe malazezëve ndërsa jashtë saj janë lënë boshnjakët.

Nik Gjeloshaj do të jetë zv/kryeminstër për Politikat Ekonomike si dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Fatmir Gjeka do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Marash Dukaj do të vijojë të jeteë ministër për Administrateën Publike. Genci Niman Begu do të mbajë postin e nënkryetarit të parlamentit të Malit të Zi ndërsa kryeparlamentar do të jetë kreu i partive pro serbe Andrija Mandiç.

Serbët po ashtu do të kenë në fund të vitit 2024 një post zv/kryeministri si dhe katër poste ministrash në qeverinë e Spajiç. Me votëbesimin në parlament qeveria e Spajiç do të zë vendin e asaj në detyrë të Dritan Abazoviç.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja