Krijohet rrjeti shqiptar për
zhvillimin rural në Shqipëri

Konferenca e rrjetit shqiptar për zhvillimin rural (ANRD), “Përfshirja e aktorëve jopublik në axhendën kombëtare rurale”, mblodhi të premten përfaqësues të lartë të institucioneve publike qendrore dhe vendore, të shoqërisë civile, sektorit privat si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe misioneve të huaja në vendin tonë.

Qëllimi i mbledhjes ishte mundësimi i sinergjive kombëtare ndërmjet të gjithë aktorëve publik dhe privat që kanë rol në zhvillimin rural për të artikuluar në mënyrë të qartë angazhimin e tyre në avancimin e axhendës së vendit në zhvillimin rural. Rrjeti shqiptar për zhvillimin rural përfaqëson rrjetin e fundit kombëtar të krijuar në Ballkan, në valën e zgjerimit të lëvizjeve rurale mbarë-europiane në përpjekje për të siguruar cilësi jetese të përmirësuar të komuniteteve në zonat rurale.

Sotiraq Hroni, në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Rrjetit, tha se krijimi i rrjetit përveç se kurorëzon një seri përpjekjesh të mëparshme, përbën një arritje të rëndësishme të shoqërisë civile shqiptare për të siguruar politikëbërje efektive në zhvillimin rural.

Hroni, ndau me pjesëmarrësit vizionin e rrjetit dhe premtimet që ky mekanizëm mban në lidhje me përgatitjen e shoqërisë rurale shqiptare në procesin e integrimit drejt praktikave europiane dhe modeleve të zhvillimit rural.

Sipas Hronit, në sajë të rrjetit, në vjeshtë Shqipëria do të presë aktivitetin e rradhës së rrjetit europian – PREPARE, aktivitet masiv që sjellë së bashku përfaqësues të rrjeteve rurale kombëtare të vendeve anëtare në BE dhe atyre të vendeve ballkanike për qenë më afër problematikës së zhvillimit rural, shkëmbyer eksperienca e përvoja dhe për t’u angazhuar në aktivitete advokuese për të fuqizuar zërin e komuniteteve vendore.

Vitin tjetër, ANRD planifikon të organizojë parlamentin e parë rural shqiptar, në vazhdën e përvojës shumë vjeçare që rrjetet europiane kanë krijuar si një mënyrë për të ndikuar politikëbërjen e zhvillimit rural.

Konferencën e përshendeti edhe zv/ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Aministrimit të Ujërave, Roni Telegrafi, i cili ndër të tjera ndër të tjera tha se krijimi i rrjetit është pranuar si arritje në axhendën kombëtare rurale, që do të mbështesë aktorët vendore për realizimin e strategjisë ndërsektoriale për zhvillimin rural dhe bujqësor, në mënyrë të veçantë zbatimin e strategjive lokale për grupet lokale të veprimit – LAG dhe Leader

Konferencën e përshëndetën përfaqëues të EUD, Programi i bujqësisë dhe zhvillimit rural si dhe drejtori i Friedrich Ebert Stiftung (FES), Frank Hantke, një nga mbështetësit e parë të ANDR-së si dhe të këtij eventi.

Në përfundim të konferencës, u theksua nevoja e fuqizimit të komuniteteve vendore dhe forcimit të shoqërisë civile në zonat rurale për të lobuar çështjet e zhvillimit të komuniteteve rurale si një mënyrë për të nxitur qeverisje më të mirë dhe për të përfituar nga avantazhet që proceset integruese ofrojnë për zhvillimin rural. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut