Krijohet virusi që mund
të vrasë miliona njerëz

Studiuesit e “Erasmus Medical Centre” e Roterdamit kanë prodhuar një variant shumë të rrezikshëm të virusit të pulave, H5N1, i cili është në gjendje të transmetohet lehtësishtë miliona njerëzve.

Shkencëtarët, të drejtuar nga Ron Fouchier, kanë zbuluar se mjaftojnë pesë modifikime gjenetike për të transformuar virusin e gripit të pulave (që deri tani ka vrarë 500 persona në botë) në një virus tepër të rrezikshëm që mund të vras gjysmën e popullsisë botërore.

Aftësia e tij e lartë për tu përhapur u vërtetua me disa eksperimente të zhvilluara mbi qelbësit, të cilët kanë një sistem respirator të ngjashëm me atë të njeriut.

Studimet e Fouchier bënin pjesë në një program më të gjerë, i cili duhet të shërbente për të kuptuar më mirë mekanizmin e funksionimit të H5N1. Ishte vetë virologu që pranoi se varianti i modifikuar gjenetikisht është një nga viruset më të rrezikshëm të krijuar ndonjëherë. Një tjetër grup virologësh i universitetit të Wiskonsin në bashkëpunim me universitetin e Tokios, arritën në një përfundim të ngjashme.

Tashmë debati zhvillohet mbi faktin nëse studimi duhet publikuar apo jo. Shumë studiues janë të shqetësuar nga mundësia se zbulimi mund të gjendet në duar të gabuara, virusi mund të transformohet në një armë biologjike. Në SHBA polemikat janë të nxehta. Thomas Inglesby, shkencëtar ekspert mbi bioterrorizmin dhe drejtor i qendrës mbi Biosigurinë në universitetin e Pitsburg, është kategorik.

“Transformimi i një virusi vdekjeprurës në një virus akoma më të rrezikshëm është një ide e keqe. Është një tjetër ide e keqe ajo e publikimit të rezultateve të studimit, që të tjerë mund të kopjojnë” u shpreh Inglesby.

Publikimi i studimit, sipas Fouchier, ndihmon komunitetin shkencor për tu përgatitur për një epidemi të mundshme të H5N1.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen