Tragjedi shqiptare në itali, burri vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri! Autori vret veten (EMRI+FOTO)

Tragjedi shqiptare në itali, burri vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri! Autori vret veten (EMRI+FOTO)

Autori dhe viktima

ITALI - Një çift shqiptarësh janë vrarë me thikë në shtëpinë e tyre mbrëmjen e djeshme në Venecia, në via Leopardi. Ata janë identifikuar si Mynevere Karabollaj (Myrta), 37 vjeçe dhe Flonino Merkuri 23 vjeç. Trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22:00 të së dielës pasi vajza e gruas njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për vrasje-vetëvrasje, por u zbulua se ishte një person i tretë që kishte kryer krimin e dyfishtë dhe më pas vrau veten. Ish bashkëshorti i gruas, me origjinë nga Shqipëria është gjetur i vdekur të hënën në mëngjes në një kasolle të një kompanie në Chirignago, ku ai punonte. Ai është identifikuar si Viron Karabollaj, 40 vjeç. 

Sapo mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë. Dy bashkëjetuesit ishin vrarë me thikë, raportojnë mediat italiane. Prej disa vitesh, Vera ishte zhvendosur në Spinea ku jetonte me bashkëshortin, por historisë së tyre i erdhi fundi rreth 2 vite më parë. Pas kësaj, nisi një romancë me bashkatdhetarin Flonino Mërkuri, por dyshohet se xhelozia e 40-vjeçarit ka shkaktuar krimin. Ndërkohë po vijojnë hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
FOTO/ Kush është autori i krimit të dyfishtë në familjen shqiptare në Itali, vrau ish-gruan dhe partnerin e saj në shtëpi

1669038855_finalprojekt.00435018.Still006.jpg

Ky është Viron Karabollaj, 40 vjeç, i cili goditi për vdekje me thikë ish-gruan Vera Myrta, 37 vjeçe bashkë me partnerin e saj Flonino Mërkuri, 23 vjeç në banesën ku jetonin në Itali. Pas krimit të dyfishtë, vrau edhe veten.

Ora 11:20
EMRAT/ Kush është çifti shqiptar i vrarë në Itali, ish burri qëlloi me thikë gruan dhe partnerin e saj 14 vjet më të ri! Gjendet i vdekur dhe autori

1669026084_gruaja.JPG

Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe dhe Flonino Merkuri 23 vjeç janë viktimat e krimit në Itali. Ata janë vrarë me thikë nga ish burri i Mynevere Karabollaj, i cili është gjetur i vdekur në kompaninë Mira.

Në mbrëmjet e vona të së dielës, ai hyri në banesën ku jetonte çifti shqiptar për t’i vrarë, por mbetet e paqartë arsyeja.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 21/11/2022 16:38

    Meshkuj qe nuk jane ne gjendje te jetojn ne 2022 e kerkojn femra skllave, ta kishte mbyt vetin pa vra njerez te tjere te pafajshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja