Tiranë- Një krim i rëndë ka ndodhur në azilin privat të të moshuarve në kryeqytet. Një 78-vjeçar i identifikuar si Zyhdi Shehi, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit (8 Gusht) disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.
Policia konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00 në shtëpinë e kujdesit "Ruaje moshën" dhe bëri me dije se viktima është Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës. Paraprakisht mësohet se debati ka qenë banal, teksa autori e ka akuzuar shokun "pse i kishte zënë krevatin".
Të dy të moshuarit sipas përfaqësuesve të azilit privat, vuanin nga skleroza.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, rruga "Ali Visha", në lagjen "Ali Demi" dhe po kryen hetimet, duke këqyrur skenën e krimit, marrë në pyetje autorin e arrestuar dhe mbledhur dëshmitë apo pamjet e kamerave të sigurisë.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat, për të moshuarit, për veprën penale "vrasja me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal”, njoftoi paraprakisht policia e kryeqytetit.
Teksa më tej jepen edhe detaje për dinamikën, duke shpjeguar se “krimi ndodhi sot rreth orëve të para të mëngjesit”.
“Për motive të dobëta, i dyshuari ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, sqaroi policia.
Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria, teksa po verifikohen rrethanat dhe shkaqet e krimit të rëndë. Oficerët po marrin në pyetje 78-vjeçarin Shehi, për të zbuluar motivin konkret që e shtyu të godiste shokun e dhomës për vdekje.
Ky është azili privat i të moshuarve në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ndodhi krimi i rëndë, teksa 78-vjeçari i dyshuar dhe arrestuar Zyhdi Shehi, goditi për vdekje pas sherrit me bastun hekuri shokun e tij të dhomës, 82-vjeçarin Virxhil Vesho.
Azili mban emrin “Ruaje moshën”, por duket se nuk ka ruajtur dot jetën e viktimës, teksa i dyshuari është edhe shkrimtar e historian i njohur, me tituj nderi ndër vite.
Në pamje dallohet tabela me emrin e shtëpisë së kujdesit dhe numri i telefonit. Dera metalike që rrethon vilën pothuajse të mbuluar nga pemët. Sistemi i monitorimit me kamera pranë derës së hekurit dhe një mur i lartë. Në të një njoftim në letër A4, për orarin e punës, vizitave dhe pritjeve, teksa këshillohen vizitorët se takimet nuk zgjasin më shumë se 30 minuta dhe koha duhej respektuar.
Policia beson nga hetimet e para se krimi ka motive të dobëta, për zënien e krevatit të autorit nga viktima.
Azili privat i të moshuarve, ku ndodhi krimi
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, në ambientet e një azili privat pleqsh në lagjen “Ali Demi”. Policia tha se ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen me bastun hekuri të 82-vjeçarit Virxhil Vesho, shokun e tij të dhomës Zyhdi Shehi, 78 vjeç.
Por kush është autori i dyshuar?
Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare. Madje ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur. Nga hetimet e para për krimin dhe dëshmitë, rezulton sesi viktima dhe autori, vuanin të dy nga skleroza, kurse motivi ka qenë i dobët, me debatin se “përse më ke zënë krevatin”.
Zyhdi Shehi
Përmbledhja e aktivitetit të historianit dhe shkrimtarit Zyhdi Shehi:
Sipas biografisë së botuar edhe në rrjetin social Facebook, Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi. Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982, nis punën në Muzeun Historik të Kavajës. Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga. Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, "Mësues i Popullit", "Kavaja, figura të shquara historike" 2005, "Indrit Cara", 2007, "Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri", etj. Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja "Naim Frashëri".
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)