Burri vret ish-gruan në Vaun e Dejës, pas sherrit për kujdestarinë e vajzës! Tenton vetëvrasjen, qëllon veten me plumb në fyt, niset te Trauma (VIDEO)

SHKODËR- Një tjetër grua është ekzekutuar me armë zjarri nga dora e ish- burrit të saj! 50-vjeçari Niko Hila, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 40-vjeçaren Xhuliana Topalli. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë (të paralizuar) pas ndarjes.

Në momentin e ekzekutimit, çifti ka qenë vetëm në shtëpi, babai dhe 4-vjeçarja nuk janë bërë dëshmitarë e këtij ngjarjeje të rëndë.

40-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plumbave të marra, e ndërsa pas krimit makabër që kreu, Hila ka tentuar që të vrasë edhe veten. Ai është nisur drejt shtëpisë së tij, rreth 1 km nga vendi i krimit dhe ka qëlluar veten në pjesën e fytit.

Nga sa mësohet ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ku fillimisht është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal në Shkodër e më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Zbulohet shkaku, 50-vjeçari e vrau ish-gruan për kujdestarinë e vajzës

50-vjeçari Niko Hila, ka vrarë ish-gruan e tij Xhuliana Topalli, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku dhe viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë pas ndarjes.

Ora 19:42
Kishin një vajzë 4-vjeçare, Niko Hila e vrau bashkëjetuesen në shtëpinë e prindërve të saj

Niko Hila e vrau bashkëjetuesen Xhuljana Topallin, në shtëpinë e prindërve të saj, në oborr, ku ka edhe gëzhoja. Ato të dy ishin prindër të një vajzë 4-vjeçare. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja çifti i bashkëjetuesve ka qenë vetëm. Çifti dyshohet të ketë pasur debate mes tyre. 50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi, nuk kanë pasur probleme më parë, por nuk dihen arsyet e sakat se për çfarë ka ndodhur vrasja.

Ora 18:14
I mori jetën bashkëjetueses me kallashnikov, 50-vjeçari tenton të vetëvritet me plumb në gojë, niset drejt Tiranës

Niko Hila, pasi i ka marrë jetën bashkëjetueses së tij, ka tentuar të vetëvritet me plumb në gojë.

Sipas burimeve për Report Tv, pasi është paraqitur në spitalin e Shkodrës, mjekët e kanë nisur për një mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë,

 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy