Krim i rëndë në Itali, 17-vjeçari vret babanë, nënën dhe vëllanë 12-vjeçar! Mister shkaqet, ngjarja pas festimit të ditëlindjes së të atit

Milano- Një krim i rëndë në familje ka tronditur Italinë mëngjesin e sotëm (1 Shtator), teksa dyshohet se djali 17-vjeçar ka vrarë babanë, nënën dhe vëllanë 12-vjeçar. Ngjarja ndodhi pak pasi kryefamiljari 51-vjeçar, që zotëronte një biznes të vogël, kishte festuar ditëlindjen e tij.

Vrasja e trefishtë ndodhi në Paderno Dugnano (Monza) gjatë natës duke zbardhur dita dhe sot, karabinierët njoftuan se mbyllën në komisariat të miturin, për t’ia nënshtruar hetimeve.

Fillimisht 17-vjeçari ka dhënë dëshmi të rreme, duke bërë përgjegjës të atin se kishte vrarë nënën dhe vëllanë dhe më pas kur ai dëgjoi teksa ishte në gjumë të bërtiturat zbriti poshtë dhe reagoi duke vrarë të atin.

Por në fund e rrëfeu të vërtetën, duke thënë “e bëra unë!”. Pas arrestimit ai mohoi se kishte pasur bashkëpunëtorë të tjerë, kurse krimi u krye me një thikë. Motivet mbeten ende të panjohura, teksa po verifikohen disa pista, raporton "La Repubblica".

Ai tani është autor dhe njëkohësisht i mbijetuari i vetëm i familjes. Policia tha se në fillim i mituri u kishte rrëfyer se kur hyri në dhomën e vëllait të tij 12-vjeçar, pa babanë e tij të ulur në një karrige me thikë në dorë dhe trupat e vëllait të vogël në shtrat dhe të nënës së tij në dysheme, të përgjakur.

Policia italiane në banesën ku ndodhi krimi

Në atë moment dyshohet se ka marrë thikën dhe ka goditur të atin për vdekje. Por më tej e ndryshoi këtë dëshmi, duke pranuar krimin e trefishtë.

Pas telefonatës nga 17-vjeçari në sallën operative dhe numrin 112, Policia mbërriti dhe gjeti tre trupat e pajetë: F. C., 51 vjeç, pronar i një kompanie ndërtimi, i cili kishte festuar ditëlindjen të shtunën (31 Gusht); D. A., 49 vjeçe dhe 12-vjeçari.

Telefonata ishte bërë në orën 01:00 të mëngjesit të së dielës. Familja jetonte në një shtëpi të vogël. Hetimet po kryhen nga karabinierët, nën drejtimin e Prokurorisë së Monzës dhe Milanos për të miturit. Nga hetimet brenda shtëpisë, u përjashtua me shpejtësi edhe pista se se vrasja ka ndodhur gjatë një grabitjeje.

Një banor i lagjes pa thikën e përgjakur të krimit, të hedhur poshtë një makine. Fqinjët u shprehën se në atë ngjarje shpresonin që 17-vjeçari të kishte vepruar në vetëmbrojtje të nënës dhe vëllait të tij, si hipoteza më e mirë e tragjedisë.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër