Një tjetër krim ka tronditur mesditen e sotme  Napolin.Një 44 vjecar në  Giugliano, ka masakruar me sëpatë  gruan dhe vajzën 4 vjecare.  Mediat italiane bëjnë me dije se autori është një 44 vjecar nga Ukraina, i cili më pas u përpoq të vriste dhe veten.

Sipas autoriteteve autori është shtruar  në gjendje të rëndë në spitalin  Pozzuoli. Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Bashkëshorti, pasi ka vrarë gruan e tij dhe vajzën, u përpoq të vetëvritet duke u plagosur në fyt . Ai u gjet në dysheme mes një pellgu gjaku. Ka qënë pronari i fidanishtes ku punonte shtetasi ukrainas i cili ka lajmëruar për ngjarjen e tmerrshme.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)