GRAMSH-  Një krim i dyfishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Gramsh, ky 80-vjeçari ka vrarë gruan dhe vëllanë e tij. Report Tv mëson se ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin  Tervol të Njësisë Administrative Pishaj. Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani 74 vjeç dhe të vëllanë, Shaqir Sinani 73 vjeç për motive që ende nuk dihen. Fillimisht mësohet se ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë së autorit. 

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se pas krimit, 80-vjeçari është arritur që të vihet në prangat e policisë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Ndërkaq, banorët e fshatit Tërvol dhe fqinjët e viktimave shprehen të tronditur për ngjarjen. Ata thonë se nuk ishin në dijeni të kishte ndonjë konflikt mes tyre, por pohojnë se së fundmi kishin dëgjuar se autori i këtij krimi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Viktima, ishte njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh. Faqja “Qyteti i Gramshit” ka publikuar një video, ku shfaqet viktima duke luajtur në fyell. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga vetë të afërmit.

“Ishte njeri i zgjuar. Viktima i binte fyellit gjëra, ishte artist. Ishte në ansamblin e Gramshit. Kishte qef ta dëgjoje kur dilte ai në festivale. Jemi habitur”, tha një prej banorëve.

Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes, në një zonë të thellë malore, siç shihet në pamje.

Pritet të zbardhet dëshmia e tij për të mësuar mbi shkaqet e kësaj tragjedie.

1674843000_1.jpeg

Shtëpia e autorit dhe një prej viktimave

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Sot vëllai i mori jetën, Shaqir Sinani solist i grupit të fyejve të Gramshit (VIDEO)

Shaqir Sinani, u vra nga vëllai i tij në rrethana misterioze. Për qytetin e Gramshit, ai njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh. 

Ora 19:09
80 vjeçari vrau gruan dhe vëllain me sëpatë, flasin fqinjët në Gramsh: Dukej tip i qetë! Kemi dëgjuar se ka probleme mendore

Për ngjarjen e ndodhur në Gramsh ku 80 vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Zeqine Sinani dhe vëllain, Shaqir Sinani, kanë folur edhe fqinjët e këtyre të fundit.

Ata thanë se nuk ishin në dijeni nëse në familje ka pasur probleme më parë. Ndërsa për autorin e ngjarjes i cili u arrestua, shprehen se ishte person i qetë por kishin dëgjuar se kishte probleme mendore.

“E kemi dëgjuar nga të tjerët, që ka pasur probleme mendore. Por tip i qetë ka qenë. Ka punuar si kryetar këshilli dhe llogaritar në koperativë”- u shpreh njëri prej banorëve të zonës.

S’kishin asnjë konflikt me njëri-tjetrin nuk e dimë si ndodhi. Ishte e papritur, nuk patën konflikte asnjëherë. Këto kohët e fundit qe në spital por nuk pati probleme.

Ishte njeri i zgjuar. Viktima i binte fyellit gjëra, ishte artist. Ishte në ansamblin e Gramshit. Kishte qef ta dëgjoje kur dilte ai në festivale. Jemi habitur.

Fëmijët ishin tronditur shumë, nuk e dimë", thonë fqinjët. 

Ora 18:15
Del VIDEO, momenti kur 80-vjeçarit i vihen prangat! I gjenden dhe 2 sëpatat me të cilat kreu krimin

Report Tv sjell videon nga momenti kur 80-vjeçari Xhevit Sinani i janë vënë prangat e ndërsa janë gjetur edhe 2 sëpata, me të cilat kanë kryer krimin.  

Ora 17:01
FOTO/ Ky është viktima në Gramsh që u vra nga i vëllai

1674835294_7777.jpg

 Report TV ka siguruar foton e viktimës, Shaqir Sinani i cili u vra ditën e sotme nga vëllai i tij, Xhevit Sinani në Gramsh, për motive që ende nuk dihen.

Ora 16:29
Del FOTO/ Ky është 75-vjeçari që vrau bashkëshorten dhe të vëllanë në Gramsh

1674833377_finalprojekt.00134924.Still005.jpg

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka siguruar foton e autorit, 75-vjeçari Xhevit Sinani që vrau bashëshorten dhe të vëllanë.

Ora 16:15
Ngjarja makabër në Gramsh/ Autori vrau vëllanë dhe gruan me sëpatë

1674832603_sepate.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Gramsh. Mësohet se 75-vjeçari Xhevit Sinani ka vrarë gruan dhe vëllanë Shaqir Sinani me sëpatë.

Ora 15:58
Krimi i dyfishtë në Gramsh, mësohen emrat e viktimave

1674831633_ambulanca.jpg

Report Tv ka mësuar se ka mbetur viktimë Zegjine Sinani dhe Shaqir Sinani. Të dy u ekzekutuan ditën e sotme nga 75-vjeç Xhevit Sinani.