MAMURRAS - Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë, pamjet e së cilës janë siguruar nga A1Report, ku viktima është qëlluar me breshëri automatiku brenda oborrit të banesës së tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen dhe këta të fundit kanë arrestuar autorin në tentativë për tu larguar nga vendi i krimit. 

Nga të dhënat e para të grupit hetimor bëhet e ditur se anëtarët e familjeve Sela kanë qenë duke festuar ditëlindjen e autorit Afrim Sela, në banesën e këtij të fundit, kur dy vëllëzërit janë grindur me fjalë fyese për arsye të cilët nuk bëhen të ditura nga policia. 

Pas këtij konflikti verbal, autori i ngjarjes pas përfundimit të darkës ka shkuar në banesën e viktimës Fabian Sela dhe vetëm në largësinë 50 m ka qëlluar me breshëri automatiku kallanshnikov. 
Fabjan Sela
(Në foto viktima Fabjan Sela)

33-vjeçari Fabian Sela ka gjetur vdekjen e menjehershme nga plagët e marra në gjoks, ndërsa policia ka sekuestruar 15 gëzhoja në cilësinë e provës materiale. 

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar edhe familjarë të dy vëllezërve, ndërsa ka dyshime se në momentin ngjarjes autori mund të ketë qëlluar në gjendje të dehur pasi konsumimit të alkoolit. 

Autori i ngjarjes ka pranuar fajësinë, por nuk ka dhënë detaje për grupin hetimor për veprimin e kryer. 

Burime për A1Report bëjnë me dije se 2 vëllezërit kanë pasur kontradita një vit më parë, por gjithcka ishte qetësuar dhe kohët e fundit ata shkonin mirë më njëri tjetrin. 

Dy familjet e vëllezërve Sela jetojnë në Fushë-Mamurras të Kurbinit dhe të dy vëllezërit ishin të martuar me nga dy fëmijë secili. Ngarja e rëndë ka shokuar të gjithë banorët e fshatit, pasi vëllezërit Sela njiheshin si njerëz të mirë dhe pa probleme.

Pas autopsisë mjeko-ligjore familjarët kanë tërhqeur trupin e viktimës rreth mesditës nga morgu i Spitalit të Laçit, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet paraditen e së dielës në Fushë-Mamurras.

vrasja

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)