Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin e Barbullushit në qytetin e Vaut Dejsit, ku gruaja ka goditur me sëpatë burrin e saj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në orët e para të së hënës Mirela Buzalli 35-vjeçare ka vrarë bashkëshortin Shkëlzen Buzalli 45-vjeç, duke e qëlluar më sëpatë në kokë, ndërsa ky i fundit po flinte.
Krimi i rëndë dyshohet se është kryer për motive xhelozie. Sipas policisë së Shkodrës, në momentin e krimit në banesë ishin edhe 3 fëmijët e familjes Buzalli të cilët po flinin në dhomën tjetër. Sipas banorëve të zonës dhe të afërmve  çifti nuk njihej si problematik.

Një familje e qetë, djali i mirë por edhe bashkëshortja shumë e mirë. Nuk e njohim mirë, por nuk dukej grua e keqe. Kjo që i ka ndodhur kësaj familje mos i ndodhtë kujt’ tha një banorë. Ndërsa një tjetër shtoi se, “Djalë shumë i mirë. Punonte që të mbante familjen. Nuk kemi asnjë përgjigjie për të dhënë nëse ka qenë e keqe gruaja apo ka qenë person me probleme bashkëshorti”.
 
Dyshohet se ky krim ishte i paramenduar nga 35-vjeçarja, pasi kjo e fundit sipas policisë është zgjuar nga gjumi dhe e ka goditur me sëpatë në kokë bashkëshortin ndërsa  po flinte.

Më pas nga dritarja e dhomës së gjumit ka hedhur sëpatën në toke ndërsa ka pritur për disa orë deri sa ka zbardhur drita për të udhëtuar drejt komisariatit të policisë në Shkodër ku ka rrëfyer se ka kryer krimin makabër të vrasjes së bashkëshortit.

Ndërkohë sipas grupit hetimor gjendja psikologjike e autores ka qenë mjaft e renduar ndërsa marrja e dëshmisë ka zgjatur disa orë.

Sipas dëshmisë së 35-vjeçares gjatë kohëve të fundit në mes çiftit ka patur zënka dhe kjo ka qenë edhe shkaku i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të hënë.

Çifti Buzalli kishte tre fëmijë 2 djem dhe 1 vajzë, ku më i madhi prej tyre është vetëm 14-vjeç.

vau dejes vrasje

vau dejes vrasje

vau dejes vrasje

vau dejes vrasje

 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)