Gjykata e Korçës ka dënuar 4 persona për vrasjen e Martin Çeços. Krimi tronditës ka ndodhur më 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, ku i riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të. Kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen dhe u dënuan përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim. Bariu e tyre Bledi Angjo me 15 vite burgim dhe Martina Pajollari me 20 vite burgim, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.
Prokuroria e ka cilësuar si krim pasioni, pasi nga hetimet rezultoi se viktima kishte krijuar lidhje dashurie me Pajollarin e cila paralelisht ishte e lidhur dhe me njërin prej autorëve, Valter Mollajn. Referuar procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 10 shkurt, mësojmë se 4 personat u dënuan për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim. Vendimi u dha nga gjyqtaret Luljeta Kole, Eglantina Mikani dhe Gentiana Shukullari, ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Ledjana Shkurti.
Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, artikuloi se nuk është kërkuar nga prokuroria vënia në dispozicion e materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt në Facebook. Sipas tyre nuk vërtetohet se Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim dhe paralajmëruan apelim te vendimit të shkallës së parë.

Komente


Qenkan keputur! E mashtruan,e rrembyen,e torturuan dhe ne fund e vrane e denigruan kufomen dhe denime 25,23,20 vjet! Ne U.S nje nene e moshuar u denua me 7 vjet burg vetem se i tha investigatoreve qe djali i saj vrases kishte qene ne shtepi me te ate dite qe kishte bere vrasje dhe ajo vdiq ne burg,kurse keta tanet per kete krim kaq te rende e kaq kompleks japin keto lloj denimesh!
Përgjigju