Sergei Aksionov, një nga figurat kryesore politike të bashkimit të Krimesë me Rusinë, në sajë të referendumit të diskutueshëm të marsit të kaluar dhe që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar, u zgjodh njëzëri sot president i Republikës së Krimesë.

Në favor të tij votuan të 75 deputetët e parlamentit lokal.

Aksionov u zgjodh në bazë të emrave të propozuar nga lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, ashtu siç edhe e parashikon legjislacioni rus.
Pas aneksimit të gadishullit të Detit të Zi, Aksionov kishte marrë funksionin e presidentit të përkohshëm.

Në zgjedhjet lokale të shtatorit të kaluar, partia e Putinit "Rusia e bashkuar" siguroi 70 nga 75 vendet e parlamentit.

ATSH