Krime kundër njerëzimit, Gjykata
e Hagës shpall të pafajshëm Sheshel

Krime kundër njerëzimit, Gjykata<br />e Hagës shpall të pafajshëm Sheshel
Shpallet i pafajshëm lideri radikal serb, Vojisllav Sheshel i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnje gjatë viteve 1991-1993. Vendimi u dha sot nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ndërsa Sheshel i kishte mohuar të gjitha akuzat.
 
Shesheli përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.
 
Ndërkohë 61 vjeçari nuk ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së vendimit për shkak të arsyeve shëndetësore.
 
Sheshel ishte njeri i afërt me presidentin serb Millosheviç dhe ka shërbyer si kryeministër gjatë viteve 1998-2000
 
Të enjten e shkuar e njëjta gjykata dënoi me 40 vite burg ish liderin serb Radovan Karadcixh, i akuzuar për gjenocide në Sebrenice, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot