'Krimet COVID', lulëzojnë mashtrimet online me maskat mbrojtëse! Zbulohet rrjeti ndërkombëtar

'Krimet COVID', lulëzojnë mashtrimet online me maskat mbrojtëse! Zbulohet rrjeti ndërkombëtar

Me një mungesë globale në furnizimet me pajisje mjekësore, qytetarët i janë drejtuar blerjeve online të tyre duke bërë që të lulëzojë dhe mashturesit mes tyre, të cilët përfitojnë me milionë dollarë. Ky alarm i ri i krijuar në kohë të COVID-19, ka bërë që Europol dhe Interpol të zhvillojnë një operacion të gjerë për goditjen e tyre pas sinjalizimit të një kompania gjermane që ra pre e mashkrimit.

Gjatë një operacioni të gjerë ku përfshiheshin Gjermania, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, fokus ishte një uebfaqe legjitime në Spanjë që tregtonte maska mbrojtëse, por pavarësisht nga blerësit, siti ishte i rremë. Kompania pretendoi se kishte 10 milionë maska, vetëm që blerësit të besonin se ishte një kompani e vërtetë dhe për të përforcuar më shumë atë ide i janë referuar një tregtar të 'besuar' në Irlandë. Ndërmjetësi irlandez premtoi se do t'i vinte në kontakt me një furnizues tjetër, këtë herë në Holandë.

Duke pretenduar se kishte një marrëdhënie të fortë tregtare me kompaninë, furnizuesi nga Irlanda siguroi që kompania e dyshuar holandeze do të ishte në gjendje të furnizonte 10 milionë maskat mbrojtëse. Fillimisht marrëveshja ishte për një shpërndarje fillestare prej 1.5 milion maska, në këmbim të një pagese të parakohshme prej 1.5 milion €.

Pasi blerësit bënë porosinë kryen një transferim bankar në Irlandë për dorëzimin që përfshinte 52 kamionë për të transportuar maska ​​nga një depo në Holandë në destinacionin përfundimtar në Gjermani. Pak para datës së dorëzimit, blerësit u njoftuan se fondet nuk ishin pranuar dhe se kërkohej një transferim urgjent prej 880 000 euro direkt te furnizuesi Holandez për të siguruar mallin.

Blerësit e bënë edhe këtë transferim urgjent por maskat nuk mbërritën kurrë. Rezulton se kompania holandeze kishte ekzistuar, por faqja e internetit e tyre gjithashtu ishte klonuar dhe përdorej nga mashtruesit. Kur blerësit kuptuan se ishin mashtruar, ka nisur gjurmimi i 1.5 milionë euro të cilat janë gjetur dhe ngrirë nga autoritetet, ndërsa është bërë dhe identifikimi i kompanisë irlandeze të përfshirë.

Ndërsa shuma e dytë e kërkuar me urgjencë prej 880 000 € , një pjesë prej 500 000 € nga ato fonde ishin dërguar në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha këto ishin destinuar për një llogari në Nigeri.

Ky operacion i cili tashmë ka çuar në dy arrestime në Holandë dhe është ende në zhvillim.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'