
Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë dërgoi një ekip prej 42 hetuesish dhe ekspertësh mjeko-ligjorë në Ukrainë për të hetuar krimet e mundshme të luftës dhe anti-njerëzore të kryera në kontekstin e ofensivës ushtarake të nisur nga Rusia shkurtin e kaluar.
Ky është ekipi më i madh i dërguar ndonjëherë në një vend për kryerjen e hetimeve .
Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeprokurori i Gjykatës, Karim Khan.
Ekspedita e ekspertëve pason me rreth dy muaj shpalljen e një hetimi për atë që po ndodh në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Rihapet ambasada e SHBA në Kiev! Komandantët ende brenda fabrikës së çelikut! Erdogan për Suedinë dhe Finlandën: Strehojnë terroristë! Zelensky kërkon zgjatjen e ligjit ushtarak











