Bashkëpunoi me drejtësinë, ish-nëndrejtori Labi i shpëton burgut

Bashkëpunoi me drejtësinë, ish-nëndrejtori Labi i shpëton burgut

Ish-nëndrejtori i Burgjeve, Iljaz Labi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme dënimin për ish-nëndrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi.

Krimet e Rënda e kanë dënuar Labin me 3 vite burg të pezulluara nga fakti, që Labi ka marrë statusin e  bashkëpunëtorit të drejtësisë. Mbi Labin rëndonte akuza e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në Burgje. Në dallim nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto që u dënua me 5 vite burg, Labi ka përfituar një masë më të lehtë pasi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu vendimin për Labin pak javë më parë, pasi avokatët mbrojtës të Labit mungonin në seancë. Mungesa e tyre solli gjobitjen nga Gjykata, me 50 mijë lekë të vjetra për shtyrje të procesit.

Mësohet se biznesmeni Shemsi Sinani, është dënuar me 4 vite burg, ndërsa biznesmenët Elidon Laska, Nexhmi Balla dhe Ylber Kalaja janë dënuar me 3 vite burg secili.

Labi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi pranoi akuzat e korrupsionit me tenderat e vezëve dhe bulmetit në burgje, në bashkëpunim me Artur Zoton, ish-drejtor i Përgjithshëm.

Labi dhe Zoto u përballën mes tyre në gjyq. Ishte Labi që hodhi dritë mbi korrupsionin në tenderat e ushqimeve në burgje. Labi tha se mori 2 milionë lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani, në një lokal në zonën e ish-bllokut, dhe ia dha ato ish-drejtorit tashmë të dënuar, Artur Zoto.

Dy ish-zyrtarët u përfshinë pak muaj më parë në skandalin e tenderave të vezëve dhe bulmetit në burgje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 12/07/2018 17:11

    Ca legeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier