Rriten krimet kompjuterike, Tirana 'fenomen'! Përmeti dhe Saranda asnjë rast “hakerash”, policia: Mos i jepni të dhënat tuaja të panjohurve online

Krimet kibernetike përgjatë vitit 2020 kanë pësuar një rritje në të gjithë vendin, ndërsa rezultojnë se ata që kanë vjedhur paratë, të dhënat personale dhe kanë hakeruar pajisjet e shqiptarëve janë djem e vajza me arsim të lartë e të mesëm me njohuri kompjuterike.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme Tirana është qyteti më i goditur ndërsa të paprekura kanë mbetur Përmeti dhe Saranda.

Në rritjen e krimeve kibernetike përgjatë 2020 rezulton se ka ndikuar edhe pandemia ku tregtia online ka pësuar një rritje, paralelisht edhe mashtrimet nëpërmjet blerjeve online.

Ndërkohë njësia C në Policinë e Shtetit e cila merret ekskluzivisht me këto krime ka parandaluar edhe vetëvrasjen e të miturve të cilët ishin përfshirë në lojërat online “balena blu” dhe “momo”.

Këto krime në statistikën prej 10 mijë banorë kanë prekur mesatarisht 5.5 persona në vend ndërsa rezulton se për shumë raste hetimet janë kryer në bashkëpunim me partnerët pasi ata që kanë përfituar paratë e shqiptarëve apo që kanë vjedhur të dhënat janë edhe jashtë Shqipërisë.

Më 6 dhjetor 2020 Njësia e Krimeve Kompjuterike nëpërmjet Policisë së Shtetit u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes duke “mos dhënë të dhënat personale apo të dhëna sensitive që u përkasin atyre; të mos komunikojnë me profile që janë në rrethin e tyre të njohjeve, por që nuk kanë komunikuar kurrë më parë me ata; të sigurohen që profilet u përkasin emrave realë të personave që përfaqësojnë; të kenë parasysh që autorët mund të veprojnë në mënyra të ndryshme për të joshur apo për të marrë të dhënat që kërkojnë, me qëllim përdorimin e tyre në një kohë të mëvonshme.

1619859764_Screenshot1.jpg

1619859777_Screenshot2.jpg

Vepra penale mashtrimi kibernetik

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirane: 01/05/2021 19:40

    Per cfare te dhenash behet fjale me ruajt se patronazhistet i kane te gjitha ne dosjet e tyre.

    Përgjigju
  • kape: 01/05/2021 12:21

    Te dhenat tona kane dale. Si do ruhen? -nr.Telefonit-datelindja-ID. etj. Vetem paswordi i imalit nuk ka dale ne tabele. Edhe ate ta marin me te dhenat qe ka tabela e PS. Keshtu qe te pakten duhet ndruar nr. i tel. psh.Qe mos t'ju marin te e-albania certifikaten e lindjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja