Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për 39 procedime penale që lidhen me krime zgjedhore.

Nga këto, 33 kallëzime janë për korrupsion aktiv në zgjedhje, 4 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv, 1 për përdorim të funksionit publik për qëllime politike, dhe 1 tjetër që përfshin edhe shpërdorimin e detyrës.

'Krimet Zgjedhore - 156 materiale të administruara 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale). 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e
rretheve gjyqësore.  17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi', thotë SPAK.

Sipas SPAK, 3 kallëzime janë bërë nga qytetarët dhe 3 nga Prokuroritë e rretheve.

'39 procedime penale te regjistruara. 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike', thotë SPAK.

33 procedime janë bërë për korrupsion aktiv ose pasiv në zgjedhje dhe 1 për shpërdorim detyre, ndërsa 50 denoncime janë bërë online.

'Veprat penale për 39 procedimet. 33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje). 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje). 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike). 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës). Portali Online dhe Numri i Gjelbër. 50 materiale (denoncime/sinjalizime) kanë ardhur në mënyrë elektronike (në portalin Denonco Krimin Zgjedhor dhe e-mail [email protected]). 5 sinjalizime kanë ardhur në numrin e gjelbër.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Qershor, 11:01

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?