Krimet Zgjedhore/ Vihen në hetim 10 persona, 4 të arrestuar! SPAK merr 24 dosje...Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për 25 prillin

Krimet Zgjedhore/ Vihen në hetim 10 persona, 4 të arrestuar! SPAK merr 24 dosje...Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për 25 prillin

Prokuroria e Përgjithshme

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc të përgjithshëm për krimet zgjedhore pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Referuar njoftimit zyrtar, siguruar nga Report TV,  bëhet me dije se për periudhën parazgjedhore rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 82 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet, prej të cilave 2 janë regjistruar kryesisht. Nga ana tjetër, 10 persona janë vënë në hetim, teksa 4 të tjerë janë arrestuar.

. Ndërsa në SPAK janë transferuar 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 34 të tjera.

Njoftimi i plotë
Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm. 

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 82 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet, prej të cilave 2 janë rregjistruar kryesisht.  

Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për veprat penale të mësipërme. Janë arrestuar në flagrancë 4 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 3 persona dhe është pranuar kërkesa për 2 persona.

Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë gjithsej 158 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve prej të cilave, 91 drejtpërdrejt në prokurori. Nga këto të fundit 70 njoftime përbëjnë kallëzime të subjekteve politike/kandidatëve drejtpërdrejt në prokurori, 3 njoftime të shtetasve në prokurori dhe 18 njoftime të institucioneve shtetërore në prokurori.

Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar me vendim pushimi 20 çështje me 2 persona ne hetim. Janë pezulluar 3 cështje dhe janë në gjykim 4 cështje me 4 persona. Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 13 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 34 njoftime".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?