Krimi brenda familjes, Gramo:
Ndikojnë faktorët social-ekonomik 

Krimi brenda familjes, Gramo:<br />Ndikojnë faktorët social-ekonomik 
Tiranë - Krimi brenda familjes i cili çdo ditë po merr përmasa edhe më të mëdha, ka shtuar frikën e qytetarëve, të cilët ndihen të pasigurt në vendin ku jetojnë. Psikioterapistia Anxhela Gramo në një intervistë për A1 Report tregon se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në prishjen e ekuilibrit emocional, gjë që çon më pas në kryerjen e akteve makabre brenda familjes. 

“Sjellja njerëzore është shumë komplekse dhe të tilla akte janë të ndikuara nga faktorë social-ekonomik dhe politik që qëndrojnë në sfond të këtyre lloj veprimeve. Fakti i brishtësisë së mekanizmave psikologjik të cilët çojnë një individ të ndërmarë akte të tilla të dhunshme.
 
Zhgënjimi, zemërimi dhe fustacioni, të gjithë këto ndjesi të prodhuar sidomos në mënyrë intensive çojnë në njëfarë izolimi social të individit. Pra, kjo tregon për një gjëndje të ngarkuar emocionale të individit”, tha për A1 Report psikoterapistja, Anxhela Gramo.

Psikoterapistja, tregon se nuk janë të predispozuar vetëm vetëm njerëzit me çrregullime mendore për këto lloj krimesh, por edhe persona të tjerë, në dukje normalë.

“Potencialin për të ndërmarë akte të tilla që nuk kanë të bëjnë fare me çrregullimin mendor e ka secili prej nesh. Kjo thjesht varet nga vulnerabiliteti, që çdo individ mund të ketë në një moment të caktuar të jetës”, përfundoi Gramo.

Ditët e fundit, në një hark kohor prej 3 ditësh, krimi brenda familjes i ka marrë jetën tre grave.

(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore