Kultivimi i kanabisit në pronën e përbashkët është bërë shkak për një vrasje brenda familjes në fshatin Valias, në periferi të Tiranës. Dy vëllezërit Afrim dhe Ermir Kallari janë konfliktuuar mes tyre dhe për pasojë situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.  

Ermir Kallari, 36 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia ka arrestuar autorin, vëllain e tij, Afrim Kallari, 37 vjeç. 

E plagosur në vendgjarje ka mbetur nëna e dy vëllezërve të përfshirë në konflikt. Ekspertë të policisë kriminale kanë gjetur në vendin e ngjarjes provat e krimit, ndër to edhe katër gëzhonja të një arme gjahu, çifte.

Shkaku i vrasjes, mbjellja e kanabisit
Policia ka zbardhur dinamikën e krimit brenda familjes të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Valias të Tiranës.
 
Sipas policisë, shkak i konfliktit mes dy vëllezërve ka qenë kultivimi i drogës. Nisur nga këto dyshime, Policia ka kryer kontrolle dhe ka gjetur 70 rrënjë kubikë kanabis e përgatitur prej një nga vëllezërve.  
 
Mësohet se viktima, Ermir Kallari donte të kultivonte lëndën narkotike në pronën e përbashkët të familjes. Ai ka hasur në rezistencën e vëllait të tij, Afrim Kallari. Gjë që ka sjellë edhe përplasjen e armatosur, deri në gjakderdhje mes dy vëllezërve.
 
Kjo mund të jetë edhe shkaku i vrasjes dhe plagosjes së nënës Policia po heton edhe pistën për arsye pronësie. Për këtë shkak, grupi hetimor po heton për të dyja pistat.  

Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.5 dhe babain e dy vëllezërve si dhe vjehrrin e autorit të krimit. Babai i dy vëllezërve ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se nuk ka patur dijeni për një përshkallëzim të konfliktit të pronësisë që dy vëllezërit kanë patur me njëri-tjetrin, gjë e cila çoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Vendi i ngjarjes është në kufi mes Krujës dhe Kamzës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e punës së viktimës, Ermir Kallari, i cili punonte si roje pranë një objekti të Universitetit Bujqësor të Tiranës, në fshatin Alias, në dalje të qytetit të Kamzës. Ndërsa autori i vrasjes Afrim Kallari, ishte zjarrfikës në repartin e Kombinatit.

afrim kallari me logo
autori
(Autori i krimit Afrim Kallari) 
 
vrasja
vrasja
(Vendi ku ka ndodhur vrasja në Valias​) FOTO

Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 02.06.2016, ora 17:25, në Valias të vjetër, në rrugën e Rinasit, shtetasi Afrim Kallari, i datëlindjes 1979, ka vrarë me armë zjarri “çifte”, vëllain e tij E.Kallari, 1980.

Autori u kap dhe u shoqerua në Komisariatin Nr.5. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmi në përditësim...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com