Krimi horror në Itali, kush është shqiptari që i preu fytin gruas në sy të djalit/ EMRAT

Krimi horror në Itali, kush është shqiptari që i preu fytin gruas në sy të djalit/ EMRAT

Policia italiane

Mediat italiane kanë publikuar emrin e 57-vjeçarit shqiptar, i cili masakroi për vdekje bashkëshorten e tij në sy të djalit adoleshent. Autori i krimit makabër është shtetasi Xhevdet Mehmeti, ndërsa viktimë ka mbetur gruaja e tij, 52-vjeçarja Elsa Tereziu.

Ngjarja kriminale ka ndodhur në Piacenza, ku ka qenë djali 17-vjeçar i çiftit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. 57-vjeçari e ka goditur me thikë në fyt gruan në kulmin e një grindjeje të dhunshme. Policia e ka gjetur trupin e 52-vjeçares të pajetë të shtrirë në dyshemenë e kuzhinës dhe të mbuluar nga gjaku.

Menjëherë sapo djali ka njoftuar policinë, shqiptari është arratisur nga shtëpia në këmbë, por më vonë ai u dorëzua në polici. Ndërkohë, pritet dëshmia e djalit për të hedhur dritë mbi të vërtetën e këtij krimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/05/2018 09:49

    Ç fundërrina mban kjo botë..

    Përgjigju
    • Hasani: 28/05/2018 17:39

      Si nuk doli ndo njeri me emrin Llazi ose Loni. Qe te bente kesisoj gjonash mo lale

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja