Xhevit Sinani, autori i krimit të dyfishtë në Gramsh ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit që vendosi masën e sigurisë "arrest me burg". Ai akuzohet për vrasjen e Zegjine Sinani 74 vjeç (gruaja e autorit) dhe Shaqir Sinani 73 vjeç (vëllai i autorit). Para trupës gjykuese, i moshuari është shprehur se nuk ka vrarë njeri.
“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë,” mësohet të jetë shprehur 80-vjeçari.
I pyetur nëse ai vetë ka vrarë njeri, Sinani ka thënë: “Jo s’kam vrarë njeri”.
Më parë, ka dhënë deklarata kontradiktore para hetuesve.
Një herë pranoi se kishte torturuar dhe vrarë gruan e vëllain, ndërsa më pas mohoi që kishte gisht në vrasjen e tyre. Krimi i dyfishtë u regjistrua më 27 janar nga Gramsh.
Xhevit Sinani, 80 vjeç vrau gruan dhe vëllanë, për motive që ende nuk janë zbardhur. Referuar asaj çka raportoi policia në njoftimin zyrtar, 80-vjeçari fillimisht ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë.
“Kam vrarë fillimisht vëllainë me sëpatë, pastaj jam kthyer në shtëpi dhe pasi kam torturuar e kam vrarë me sëpatë. Më pas kam shkuar te krushku në fshat ku kam rrëfyer vrasjet”, mësohet të ketë thënë ai në versionin fillestar.
Kanë qenë këto të fundit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar fëmijët për ngjarjen e rëndë. Viktima, ishte njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh. Faqja “Qyteti i Gramshit” ka publikuar një video, ku shfaqet duke luajtur në fyell.
Në përditësim...
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
32.8%
-
Shqipëria
45.9%
-
Barazim
21.4%
Vota total: 229
Lajme të tjera
-
Meta prezanton kandidaten e koalicionit për Përrenjasin: Rama përfaqëson parti uzurpatore, më 14 maj i japim mësimin! Rikthehet llogaridhënia
26 Mars, 12:30
-
Rama i dha një tjetër shans, Gledian Llatja: Besimi i dhënë nga PS nxitje për të vijuar transformimin e Elbasanit
26 Mars, 12:03
-
Sherr për ujin e pijshëm në Librazhd, 3 persona dhunojnë një të moshuar me lopatë
24 Mars, 14:36
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi
22 Mars, 09:45
-
Papunësia, braktiset qyteti minerar i Prrenjasit! Kryebashkiaku: 10 mijë banorë më pak në 1 dekadë
21 Mars, 16:39
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
20 Mars, 11:14
-
Zgjedhjet vendore, propozohen 9 emra për të përzgjedhur kandidatin për Kryebashkiak të PS në Librazhd, mes tyre edhe një biznesmen nga Diaspora
19 Mars, 15:42
-
Po punonin tokën, shpërthen granata e vjetër në Librazhd, lëndohen 3 persona! 2 gratë nisen drejt spitalit të Traumës
19 Mars, 13:18
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Boçi: Në Elbasan komunitetit rom e egjiptian po u shpërndajnë ndihma në këmbim të votës! Reagon bashkia: Spekulime të ulëta
18 Mars, 21:26
-
Shqipëria ‘hyn në BE’ nëpërmjet peshkimit, Luca: Lajm i gëzuar miq
18 Mars, 16:29
-
Ministrja Kushi: Me Kosovën, së shpejti takime me shqiptarë në Evropë, për ruajtjen e Gjuhës Shqipe dhe identitetit kombëtar
18 Mars, 08:57