Krimi, Meta: Prokuroria
kërkon dënime qesharake

Krimi, Meta: Prokuroria<br />kërkon dënime qesharake
TIRANË - Kryetari i LSI, Ilir Meta deklaron se rritja e kriminalitetit në vend po kushtëzohet edhe nga qëndrimet e prokurorisë. Në një intervistë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Meta ka komentuar ngjarjet e dy ditëve të fundit ku janë vrarë dy femra.
“ Qytetarët janë të tronditur nga ngjarjet, shpresojmë që drejtësia ti zbardhë. Por. kjo ndodh pasi Prokuroria kërkon të dënohet me 2 vjet burg një njeri që ka vrarë. Përballë këtyre kërkesave duhet të jemi të bindur që vrasjet do bëhen masive. Se e dinë që për dy vjet do dalin”, tha Meta.
Ai është pyetur për synimet e tij për të qenë ministri i ardhshëm i punëve të brendshme. Fakt të cilin e ka mohuar në mënyrë kategorike.
“Në vitin 2002 s’më ka shkuar nder mend të bëhem ministër i brendshëm. Askush smë ka penguar që të bëhem. Por, Dashuria ime është ministria e jashthme. Skam ambicie për ministrinë e brendshme”, tha kreu i LSI.


21 JANARI
“E kam shprehur se dhuna do ishte ekstreme. Asnjë komandant garde nuk doli në punë atë ditë për të vrarë njerëz. Nuk është vepër e ushtrisë, por
irritohem shumë kur një rrugaç fyen policin. Nuk duhet t’i politiziojmë institucionet. U Vranë 4 qytetarë të pafajëshëm. Nuk pranoj se janë vrasje me dashje”.


PRESIDENTI
“Nuk ka filluar akoma procesi, është herët për tu prononcuar. Sa për kandidaturë timen për president, jam kryetar i LSI dhe do punoj për drejtimin e partisë”.

KTHIMI NË QEVERI
“Nuk kam plan për rikthim në qeveri. Plani im, rivitalizimi i LSI, jo si forcë qeverisëse për forcë që e çon vendin përpara. Vlerësoj angazhimin e ministrave të mi. Nuk ka gjasa të ketë lëvizje ministrash”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin