DUKAGJIN - Paraditen e sotme u arrestua nga policia e Shkodrës personi si i dyshuari kryesor për vrasjen e 49 vjeçarit Marash Tonaj, i cili u vra dje në fshatin Vuksanaj, ndërsa rreth orëve të mbrëmjes është vetëdorëzuar në ambientet e policisë, Lena Pjolli e cila ka thënë se e ka kryer ajo vrasjen.
Duke iu referuar deklaratës së saj ku pranon krimin, autorja e vrasjes së Marash Tonaj është Lena Pjolli, vajza e çiftit të vrarë në vitin 2003 nga vëllai i 49 vjeçarit të vrarë ditën e djeshme. Për këtë arsye policia që në fillim hodhi dyshimet se vrasja e tij mund të ishte për motive gjakmarrjeje. Dhe ashtu rezultoi, pasi në momentin e arrestimit paraditen e sotme të autorit që dyshohej si vrasësi i Tonaj, policia tha zyrtarisht se kemi të bëjmë me fenomenin e gjakmarrjes.
Sipas policisë 34- vjeçarja Lena Pjoll ka shkuar e vetme në komisariatin e policisë ndërsa i ka komunikuar policit roje se ajo është autorja e krimit të ndodhur në Vuksanaj dhe menjëherë është prangosur dhe është marrë në pyetje.
Sipas bluve të Shkodrës dyshohet se edhe personi i arrestuar është bashkautor i ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në Dukagjin.
Ndërkaq paraditen e së premtes pritet që policia e Shkodrës të japë detaje më të shumta rreth kësaj ngjarjeje dhe mbi autorët e ekzekutimit të 49- vjeçarit Tonaj.
VRASJA E CIFTIT PJOLLI NE 2003, PER VIJEN E UJIT VADITES, LANE JETIM 6 FEMIJE
Sipas policisë viktima Marash Tonaj, 49 vjeç ka qenë duke ecur në këmbë në një prej rrugëve të fshatit ku banon, kur është qëlluar me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas banorëve të këtij fshati , viktima ka qenë njeri i rregullt që nuk përzihej në punët e të tjerëve dhe nuk kishte konflikt me njeri.
Në vitin 2003, më 13 korrik, në këtë fshat janë vrarë bashkëshortët Nikë e Lula Pjolli dhe i dyshuar ka qenë vëllai i viktimës, shtetasi Nikë Tonaj. Madje dhe policia pati identifikuar si autor të kësaj ngjarjeje pikërisht Nikë Tonajn, i cili është dënuar në mungesë me 25 vjet burgim. Konflikti mes familjes Pjolli dhe asaj Tonaj ishte për vijën e ujit për vaditje ku dy palët pretendonin të kishin radhën e vaditjes.
Çifti Pjolli janë qëlluar me automatik duke gjetur vdekjen e menjëhershme dhe duke lënë jetimë 6 fëmijë, dy djem e katër vajza. Policia pati akuzuar si autor komshiun e tyre Nikë Tonaj, i cili kishte konflikt të njohur për këtë qëllim me Nik Pjollin.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com