Krimi në familje, 130 të pandehur
në 5 muaj, dënimet 5-35 vite burg 

Krimi në familje, 130 të pandehur<br />në 5 muaj, dënimet 5-35 vite burg 
Krimi në familje mbetet një ndër fenomenet shqetësues të shoqërinë shqiptare, çka reflektohet dhe në proceset penale të nisura dhe përfunduara në gjykatën e krimeve të rënda.

Referuar dënimeve të dhëna në gjykatën për krimet e rënda në 5 muajt e parë të vitit, rezulton se çdo muaj janë dënuar 3 persona për vrasje të kryer për shkak të marrëdhënieve familjare, vrasjes së mbetur në tentative dhe armëmbajtjes pa leje dhe në proces janë plot 132 të pandehur në pritje të vendimit.

Në një përpjestim të kërkesave për gjykim të depozituara nga prokuroria e krimeve të rënda rezulton se çdo muaj depozitohen rreth 30 të tilla ku nuk mungojnë dhe të pandehurat.

Nga 1 Janar 2015 deri më 23 maj 2015 gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda ka dhënë plot 15 dënime i dënuari i fundit rezulton se për krimin brenda familjes personi i fundit i dënuar më dt. 6 maj është Roland Hasani i cili do duhet të vuaj 14 vite burg.

Krimi për të cilin Hasani do të vuaj 14 vite burgim ka ndodhur më 6 nëntor 2014, rreth orës 17.30, në rrugën “Jordan Misja”, tek ish-Uzina Dinamo në Tiranë, ku Rolanti ka tentuar të vrasë me një mjet të fortë prerës, Xheladin Jevgun dhe Fejzulla Jevgun, vjehrrin dhe kunatin e tij. 

Mes të dënuarve për 5 muajt e parë të vitit referuar krimeve në familje rezultojnë dhe dy gra, njëra për vrasjen e djalit të dënuar me 22 vite burgim 20 vite burgim për të renë nga Librazhdi që vrau fëmijën e saj.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?