Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!

Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!

Policia e Sarandës në vendngjarje, pas krimit në Metoq

Sarandë- Ngjarja tragjike e ndodhur dje (24 Dhjetor) në Metoq të Sarandës ka marrë një kthesë të papritur pas dëshmisë së dhënë nga 49-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila është pyetur në polici. 

Burime të besueshme raportojnë se ajo ka pranuar se ka kryer vrasjen e bashkëshortit Llazar Tahiraj, 55 vjeç, duke shfaqur një gjakftohtësi të frikshme, megjithëse dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

 Gjatë dëshmisë së saj, Elvira Tahiraj ka zbuluar se edhe më herët ka tentuar ta vrasë bashkëshortin, por nuk ka dhënë asnjë arsye për veprimin e saj. 

“Nuk kam arsye,” ka thënë ajo, duke lënë hetuesit të habitur.

Ngjarja është zbuluar rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur vajza e çiftit, e cila ndodhej në shtëpi, u zgjua dhe gjeti të atin të pajetë në shtratin e tij, të mbuluar nga gjaku. E tronditur, ajo nisi të kërkonte për të ëmën dhe e gjeti atë duke qëndruar pranë derës së jashtme të shtëpisë.

Në panik, vajza telefonoi motrën e saj, për ta informuar për ngjarjen. Ishin ato që njoftuan menjëherë policinë.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë akt tragjik. Policia po shqyrton gjithashtu gjendjen mendore të 49-vjeçares, e cila mund të luajë një rol kyç në përcaktimin e motivit dhe përgjegjësisë penale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja