Duke iu referuar edhe akuzave të Ministrit të Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, se Visho Ajazi nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit, deputetei demokrta ka kërkuar që Ajazi të vijë në komision që të mbrohet. “Nisur nga akuza që është hedhur, ne si deputetë të opozitës ti këkojmë komisionit në një seancë të posaçme, të thërrasin kryetarin e Shërbimit Informativ për të raportuar në lidhje më këtë problematike të krimit dhe roli që ka shërbimi në këtë situatë", tha Noka.
Ndërkohë që anëtari socialist i Komisionit të Sigurisë, Taulant Balla tha se kërkesa e demokratëve duhet zyrtarizuar përmes një letre drejtuar komisionit, ndërsa sipas procedurave pritet që Ajazi të raportojë në seancën e radhës ose pas dy seancash të Komisionit të Sigurisë. Kërkesa e opozitës pritet që të dorëzohet në sekretariatin e komisionit dhe më pas të merrem mendimi i gjithë anëtarëve për pranimin ose jo të saj. Ndërkohë që SHISH ka qenë në fokus të këreksave të tilla edhe kur PS ka qenë në opozitë, por komisioni i atëhershëm i udhëhequr nga të djathtët nuk ka mirtauar asnjë kërkeëë të tillë për kreun e SHISH.
SHISH përplas PD-PS
Deklarata e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri se kreu i SHISH ka qenë joeficent dhe inaktiv në punën që po bën në lidhje me raportimin e ngjarjeve kriminale që ndodhin në vend, ka sjellë një përplasje me opozitën, të cilët i kanë dalë në mbrojtje Visho Ajazit. Ndërsa vetë kryeministri Rama deklaroi nga Kuvendi nevojën e riformatimit të kësaj agjensie. Ndërkohë opozita nëpërmjet kryetarit të saj Lulzim Basha i cilësoi deklaratat e mazhorancës si sulme që shumica po i bën një institucioni të pavarur.
Vetë kryeministri Rama do të deklaronte nga foltorja e Kuvendit se nevojën e riformatimin të Shërbimit Informativ Shtetëror. Mazhoranca ka akuzuar SHISH se nuk ka dhënë informacione në lidhje me ngjarjet kriminale në vend ndërsa opozita i ka cilësuar këto si sulme që shumica po i bën një institucioni të pavarur. Ndërsa presidenti Nishani ka vlerësuar punën e kreut të SHISH, socialistët po priren drejt një ristrukturimi të këtij institucioni, duke nisur që me shkarkimin e Visho Ajazit.
Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)