MAMURRAS - 41-vjeçari Afrim Sela nga Fushë-Mamurrasi, i cili tre ditë më parë ekzekutoi më breshëri automatiku vëllanë e tij 33-vjeçarin Fabian Sela, ka pasur objektiv të vriste babain e tij.
Ky fakt bëhet e ditur nga burime pranë policisë së Kurbinit, të cilët pohojnë për A1 Report se Afrim Sela prej kohësh ishte në konflikt me babain e tij.
Mësohet se ky i fundit kishte shitur një pjesë tokë të familjes dhe djalit i kishte dhënë një shumë parash. Por i pakënaqur me vlerën, 41-vjeçari kishte nisur konfliktet me të atin i cili jetonte në shtëpinë e vëllait më të vogël, Fabianit.
Mbrëmjen e së premtes 41-vjeçari ka shkuar në banesë për të sqaruar problemin e tij me të atin, teksa me vetë kishte marrë edhe armën e zjarrit.
Sapo ka hyrë në banesë është përballur me vëllanë e vogël më të cilin fillimisht ka debatuar dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, ndonëse në banese ndodhej edhe familja e të vëllait edhe prindërit.
Mësohet se ditën që kreu vrasjen autori kishte edhe ditëlindjen, ndërsa familjen e tij pak ditë para ditës kur ndodhi krimi e kishte larguar nga shtëpia.
Afrim Sela është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë përpara trupit gjykues.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO