Krimi, Tahiri me Llallën e Vishon:
“Kemi shumë punë për të bërë”

TIRANË - Bashkëpunimi sa më i mirë mes institucioneve në luftën ndaj korrupsionit, krimit, të çfarë do lloji të jetë ai, ka qenë kryefjala e takimit të zhvilluar mes ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, kreut të  SHISH, Visho Ajazi dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Takimi mes krerëve të institucioneve të sigurisë në Shqipëri, ka zgjatur 60 minuta.

Pas mbledhjes, ministri Tahiri ka dhënë një deklaratë shumë të shkurtër për median. “I gjithë takimi kishte një kryefjalë, bashkëpunimin mes institucioneve. Kemi shumë pak për të thënë e shumë punë për të bërë”, tha pas takimit ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Mbledhja mes ministrit Tahiri, kreut të SHISH dhe kryeprokurorit, nisi në orën 12.30 dhe përfundoi në orën 13.30. Ajo u mbajt në ambientet e hotel “Tiranës”, e jo në ambientet e ndonjërit prej institucioneve që drejtojnë ata.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)