TIRANE- Partia Demokratike sërish ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në lidhje me shifrat e kriminalitetit të vend. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, përçoi mesazhin se krimi po krijon ankth publik. Sipas saj, Rama dhe Tahiri bindin çdo ditë shqiptarët se situata është normale, kur vërtetohet e kundërta në rrugë.
“Në kohën kur në parlament, kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, valëvisin me mburrje statistikat e tyre për krimin dhe sigurinë në rrugë, brenda 4 orëve, tre shqiptarë humbën jetën nga aksidentet në Pogradec, Laç e Kurbin, dhe një shitës marketi mbeti i lënduar në mes të Tiranës, në një zonë shumë të populluar, nga grabitësit që i morën dhe paratë e xhiros ditore”.
Në vazhdën e akuzave, Vorpsi renditi një sërë ngjarjesh, që sipas saj flasin për rritje të kriminalitetit, duke e cilësuar realitetin të frikshëm.
“Sot në mëngjes, dita ka nisur si përherë me kronikë grabitjeje, ku është hapur me dhunë kasaforta në një zyrë të rëndësishme të shtetit në Bulqizë. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i kanë hyrë një rruge pa krye, pasi është e pamundur të bindin shqiptarët se siguria është në rregull, kur çdo ditë, vërtetohet e kundërta në rrugë, në lagje, në banesa e kudo, ku krimi po krijon ankth publik. Rama dhe Tahiri po bëhen qesharakë teksa tundin ca fletë me të dhënat që i shkruajnë vetë, pasi realiteti është ajo çfarë përjetojnë çdo ditë vetë shqiptarët”.
Duke drejtuar gishtin mbi Ramën dhe Tahirin, Vorpsi thekson se ata janë “mëse përgjegjës ndaj kësaj situate, ndaj duhet të mendojnë më shumë për një siguri efikase”.
“Kjo e bën këtë dyshe edhe më shumë përgjegjëse, pasi ata jo vetëm krijuan terrenin për rritjen e kriminalitetit dhe pasigurisë me shkatërrimin e Policisë së Shtetit, por nga ana tjetër, tentojnë të manipulojnë realitetin me shifra dhe propagandë të turpshme. Rama dhe Tahiri mund të jetojnë vetë në kopshtin e Edenit, ku ata ruhen nga dhjetëra forca të gardës dhe u sigurohet rruga nga shtëpia në zyrë prej policisë. Por përtej kësaj, realiteti është i frikshëm, dhe përgjegjësit kryesorë për këtë janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri”, thuhet më tej në reagim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com