"Kriminel, psikopat, di si të merrem
 unë me ty..."Perla" në Kuvend

 unë me ty..."Perla" në Kuvend">
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot qeverinë nga foltorja e Kuvendit se po u fsheh shqiptarëve ardhjen e 3000 muxhahedinëve. Vizita e Sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, tha Berisha, u bë për të falenderuar qeverinë shqiptare për strehimin e përfaqësuesve të opozitës iraniane.

"Po i trajton qytetarët si larva” tha Berisha, që denoncoi fshehjen e lajmit nga qeveria. Berisha i bëri thirrje ish kryeministrave socialistë të mos e pranojnë këtë trajtim nga Edi Rama, të cilin e quajti “psikopat”.

Javën e kaluar shpreha solidaritet për një vendim të qeverisë së mëparshme që vazhdon, për muxhahedimet. Është e turpshme o socialistë të nderuar që shqiptarët të mos dinë asgjë dhe që ta marrin vesh nga John Kerry që erdhi për të shprehur falenderime për marrjen e 3000 muxhahedinë. A ka gjë më të turpshme? Keni qenë ministra dhe duroni një të sëmurë që të sillet në këtë mënyrë me qytetarët? Çdo shqiptarë duhet ta dinte dhe çdo shqiptarë duhet ta mbështesë këtë. Si mund të vendosësh të marrësh 2700 dhe ta mbash të fshehtë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri ka kujtuar grevën e studentëve kundër regjimit komunist dhe rëndësinë që ajo pati për Shqipërinë në vazhdim. 

“Studentët do të pushtonin zemrat e shqiptarëve për kauzën e tyre. Ata nuk mund të studionin në universitetin që mbante emrin e satanit, e Hitlerit të pas-Luftës së Dytë Botërore, që u kishte bërë shqiptarëve të zezat më të mëdha se çdo pushtues. Studentët i prenë kokën dhe tërhoqën zvarrë shtatoren e diktatorit”, ka thënë Berisha. 
 
Debatet pa mikrofon, Berisha, Ballës: Të nxjerr jashtë, Beqaj: Je kriminel
Balla: O drejtues i seancës...
Berisha: Ça drejtuesi i seancës ore, seancën e kam unë tani. Se ti, po fole dhe njëherë...dil përjashta, nxirre jashtë se ta rregulloj unë ty.
Balla: Ruaj etikën ore.
Ilir Beqja: Boll ore boll. Mos fol ashtu.
Jozefina Topalli: Mos ndërhyj ti.
Beqaj: Mbroni një kriminel këtu...
Sali Berisha: Shiko këtu ti se di të merrem dhe me ty unë.
Beqaj: Vazhdo, vazhdo...

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?