Kriminelë që fshihen nëpër botë, SPAK kërkon ndihmë, 62 kërkesa në 21 vende! Edhe të huajt duan prova në Shqipëri, Holanda më kërkuesja

Zbardhja e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje kjo e 1 nëntorit 2019, shpallja në kërkim dhe arrestimi i personave që dyshohet se janë autorë, përfshirë edhe Plaurent Dervishajn që fshihet në Dubai, u bë edhe me ndihmën e autoriteteve franceze, të cilat arritën të dekodojnë komunikimet e tyre në aplikacionin “Sky”. Bashkëpunimi i SPAK me Francën ishte i frytshëm në këtë rast gjatë 2022-shit, në mesin e shumë kërkesave që u janë nisur vendeve kryesisht partnere që u është kërkuar ndihmë juridike nga pala jonë. Në total, përgjatë vitit të shkuar, SPAK ka nisur 62 kërkesa dhe vendin e parë më numrin më të lartë të tyre e mbanë Italia fqinje me 12 të tilla, për të vijuar më tej me 7 kërkesa në Kosovë dhe nga 6 në Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoni të Veriut.

KËRKESA DËRGUAR JASHTË
Italia – 12                                                             Britania e Madhe – 2
Kosova – 7                                                          Ekuadori – 1
SHBA – 6                                                             Çekia – 1
Maqedonia e Veriut – 6                                        Suedia – 1
Gjermania – 4                                                      Spanja – 1
Holanda – 3                                                        Austria – 1
Mali i Zi – 3                                                          Qipro – 1
Belgjika – 3                                                         San Marino – 1
Franca – 3                                                            Meksika – 1
Zvicër – 2                                                             Turqia – 1
Greqi – 2
 

SPAK ka shkuar edhe në Ekuador me 1 kërkesë të tillë. Strehimi i shqiptarëve në këtë vend të Amerikës Latine e ka shpërndarë hartën e kërkesave për ndihmë juridike deri në këtë zonë që po përdoret nga bashkëkombësit tanë për trafikun e kokainës drejt Evropës. Më tej janë edhe shtetet e tjera, kryesisht evropiane që është kërkuar ndihmë. Në këtë rast bëhet fjalë për vepra penale të konsumuara brenda vendit tonë, por që të përfshirët kanë mundur të ikin nga vendi, kryesisht për korrupsion, shpërdorim detyre, trafikim droge, mashtrim, mashtrim kompjuterik, vrasje e më gjerë.

Por, shqiptarët prej vitesh janë bërë faktor edhe jashtë vendit, duke krijuar disa prej grupeve kriminale të trafikut të drogës, çfarë ka qenë e nevojshme që në drejtim të vendit tonë të dërgohen në total 54 kërkesa për ndihmë juridike. Siç edhe pritej, Holanda mban numrin më të lartë, me 11 në total, ndjekur nga Belgjika fqinje me 8, për të vijuar me Gjermaninë dhe Kosovën me nga 6 të tilla.

KËRKESA TË ARDHURA NGA JASHTË
Holanda – 11                                                      Greqia – 2
Belgjika - 8                                                         Norvegjia – 2
Gjermania – 8                                                    Zvicra – 2
Kosova - 6                                                         Turqia – 2
Italia – 5                                                             Hungaria – 1
Franca - 4                                                           Portugalia – 1
Maqedonia e Veriut - 3                                       Spanja - 1

Përdorimi i Portit të Roterdamit në Holandë për trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe lidhja e tyre me shqiptarët, apo mbushja me drogë e Antëerpit në Belgjikë dhe larja e hesapeve mes shqiptarët në këto dy vende, i bëjnë ata të jenë në krye të listës për të kërkuar ndihmë juridike drejt vendit tonë. Prokurorët belg u rikthyen sërish në Tiranë gjatë 2022-shin për çështjet e hapura atje dhe qendër kryesore kanë përfshirjen e shqiptarëve.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 05/04/2023 22:38

    Gjyqtari Gerd Hoxha I kthye ne pune pas nje muaji pa I hyre gjemb ne kembe pas vrasjeve te Dan Hutres. Keto janë organet e reja të drejtesise..cfare fatkeqësie.

    Përgjigju
  • Sadiku: 05/04/2023 17:27

    Po eshte normale o spak qe duan prove se vetem ju i fusni njerzit brenda pa prova vetem me amendje se po te ishin si ju bota sdo kish es para po ju jeni maskarenj

    Përgjigju
  • freh: 05/04/2023 15:48

    ore esht e thjesht fare , fillojme nga edi rama, erion veliaj, saliu dhe likja, problemi u zgjidh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic