Kris Jenner ka thyer heshtjen lidhur me përvojën e saj me Ozempic, duke rrëfyer se ky medikament nuk ishte zgjidhja magjike që ajo priste.

Sipas raportimeve nga revista “People”, menaxherja dhe mamaja e familjes Kardashian-Jenner ka deklaruar se përdorimi i këtij ilaçi, i cili është kthyer në një trend masiv në Hollywood për rënien nga pesha, e ka bërë të ndihet jashtëzakonisht e sëmurë. "Nuk punoja dot", tha ajo.

Jenner shpjegoi se jo vetëm që nuk pati rezultatet e dëshiruara, por efektet anësore negative ishin aq të forta sa e detyruan të ndërpresë përdorimin e tij menjëherë.

Megjithatë, kjo eksperiencë e hidhur duket se i përket së kaluarës, pasi ajo ka bërë të ditur se tashmë ka gjetur një tjetër alternativë që po funksionon për të.

Zgjedhja e saj e re, injeksionet me peptide, e kanë bërë të gjejë balancën e duhur për shëndetin dhe fizikun e saj.