Kriset opozita, Dash Shehi: Detyra
jonë t'u japim shqiptarëve zgjedhje

Kriset opozita, Dash Shehi: Detyra<br />jonë t'u japim shqiptarëve zgjedhje
Kreu i LZHK dhe aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi u shpreh se me këtë që bëri sot kryeministri Rama, duke u tërhequr nga oferta e 25 prillit, po mundohet t'i shkurtojë kohën negociatave.

Shehi tregoi në studion e Tonight se i ka propozuar kreut të opozitës, Lulzim Bashës, se shqiptarët duhet t’i çojmë në zgjedhje, pavarësisht se kur.

Çfarë ka ndryshuar nga paketa e McAllister me këtë të sotmen?

Ato 4 ministra u bënë zv/ministra.  Data e zgjedhjeve nuk është diskutuar.  Sot Rama me mendjen e tij ka menduar që ka mbërrit goxha shumë dhe i ka mbyll pazaret në kampin e vet. Praktikisht nuk ka më kundërshtarë dhe mendon se mund të shkelë me këmbë opozitën. Është një ide e gabuar dhe këtë e thotë nje njeri si puna ime që ka hyrë tek liberalët dhe po të vazhdojë me këtë arrogancë dhe njerëzit e urtë si puna ime do neverikoseshin. Ky njeri del e tallet me opozitën dhe thotë keni 48 orë. Ku do shkojmë ne? Do bëjmë ndeshjen e kthimit! Ky nuk mund të përcaktojë oraret dhe afatet. Në këtë mënyrë ky po i shkurton kohët negociatave. Duke e lënë kaq shumë nuk po na le shteg tjetër veç rrugës, rruga ka të papritura të tjera.

Çfarë propozuat në mbledhjen e grupit?

Kam propozuar atë që e kam thënë hapur. Sido qoftë ne kemi për detyrë ti çojmë shqiptarët në zgjedhje. Do t’i çojmë pas 5 javësh siç pretendon zotëria e tij, apo pas 5 muajsh sic pretendon zotëria tjetër, kjo është një çështje që shpresojmë të arrijmë përmes negociatave, por qëllimi final i PD dhe aleatëve është ti çojë shqiptarët në zgjedhje, por me kushte minimale të rregullit zgjedhor.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë/ Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë/ Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare