Aktorët Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë menduar t’i kalojnë Krishtlindjet në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë zgjedhur pikërisht Meksikën për të festuar.

Ata janë fotografuar nga paparacët teksa kanë zbritur nga avioni i tyre privat.

Të veshur të dy me të bardhë çifti dukej mjaft në formë. Vetëm pak më parë u përfol për një shtatzëni të Aniston, fakt të cilin aktorja nuk e ka pohuar apo mohuar.

Tashmë Theroux dhe Aniston kanë së bashku rreth një vit fejesë dhe pritet të kurorëzohen së shpejti në martesë.

(xh.k/shqiptarja.com)