Krishtlindje të bardha/ Dëborë në Shkodër, bllokohet Thethi, 300 bujtina ngelen papunë (VIDEO)

Shkodra e ka pritur Lindjen e Krishtit këtë vit e zbardhur. Në Bogë të Shkodrës, reshjet e dëborës kanë qenë të dendura dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave. Dëborë ka rënë në zonat malore, ku temperaturat kanë qenë poshtë zeros.

Mësohet se në qafën e Thorës në Shkodër, trashësia e dëborës ka arritur në 80 centimetër, dhe ky aks është i pakalueshëm, duke bllokuar kështu hyrjen për në Theth. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë rreth 300 bujtina turistike në Theth.

Probleme me reshjet e dëborës ka patur edhe në Korçë, por po punohet për pastrimin e të gjitha rrugëve që janë të mbuluara nga dëbora.

Reshjet e dëborës në Korçë variojnë nga 10-25 centimetër. Report Tv ka mësuar se pika turistike e Dardhës është e vizitueshme edhe pa zinxhirë.

Reshje dëbore ka patur edhe në Kukës dhe Pukë, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë problem me qarkullimin e njerëzve dhe makinave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja