VATIKAN - Mesnatën e mbrëmshme Papa Benedikti XVI mbajti meshën tradicionale të Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë. 25 dhjetori shënon ditën përmes së cilës përkujtohet lindja e figurës qendrore të krishtërimit, Jezu Krishti si Biri i Perëndisë.
Në mesazhin e tij tradicional për ditën e Krishtlindjeve Papa u bëri thirrje besimtarëve për të kërkuar një bashkim shpirtëror me njerëzit dhe të clirohen nga egoizmi e nga instikti i dominimit mbi të tjerët.
Le të lutemi - tha Papa - për izraelitët dhe palestinezët që të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në paqe. Ai gjithashtu bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes mes myslimanëve dhe katolikëve në Irak, Siri dhe Liban.
Ati i Shejntë bëri thirrje për paqe dhe shpresë në gjithë botën duke theksuar se nuk duhet të harrojmë ata që kanë nevojë për ne.
Bazilika e Shën Pjetrit ishte e mbushur me turistë, italianë dhe pelegrinë nga e gjithë bota.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com