TIRANË – Besimtarët orthodoksë dhe ata katolikë në Shqipëri, sikundër edhe në të gjithë botën sot në mesnatë do të kremtojnë Krishtlindjet. Tradita e do që besimtarët e nisin festën në natën e ndërrimit të dative 24 - 25 dhjetor duke marrë pjesë në meshën e posaçme që në Tiranë mbahet në Katedralen e Shën Palit ( për besimtarët katolikë) dhe në Kishën Orthodokse Autoqefale pranë rrugës së Kavajës në kryeqytet.
Mesha, shënon kulmin e festës, ndërsa të dielën besimtarët shtrojnë drekën tradicionale në familjet e tyre dhe më pas , të veshur bukur këmbejnë vizitat e urimit tek njëri tjetri. Në Shqipëri, falë bashkëjetesës së kulturave, shumë prej besimtarëve myslimanët ifestojnë Krishtlindjet dhe bëhen pjesë e festës së besimtarëve të besimeve të tjera fetare.
KRISHTLINDJET NË BALLKAN
Karakteristikë e vendeve ballkanike është prania e një përzierjeje kulturash dhe rrëfimesh fetare të ndryshme, që ka prodhuar një folklor shumë të pasur e të larmishëm. Si element i përbashkët, festimet e Krishtlindjeve janë të lidhura me kultin e pemëve dhe natyrës dhe në ditët mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, mbi oxhakun e shtëpisë varen tri çorape me madhësi të ndryshme, të cilat quhen "bandjaci". Ato personifikojnë magjistarët dhe familjen e shenjtë: njerëzit mbushin rrugët (dhe e spërkasin me ujë të bekuar dhe kokrra gruri) duke kënduar e duke u lutur. Netët mes Krishtlindjeve dhe pagëzimit, quhen "Nekrsten Dani" (ditë jo të pagëzuara), të cilat tradicionalisht popullohen nga krijesa të vogla misterioze, që mendohet se drejtohen nga satirët antikë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Janullatos e Rrok Mirdita urojnë Krishtlindjet 2012