Krisje në aleancën Topi-Rama, FRD
nis ofensivën kundër qeverisë

Krisje në aleancën Topi-Rama, FRD<br />nis ofensivën kundër qeverisë
TIRANE- Bamir Topi zhgënjehet nga aleanca me Partinë Socialiste për zgjedhjet e pjesëshme për Bashkinë e Korçës. Pas një marrveshje ndërmjet këtyre dy forcave politike në zgjedhjet e datës 3 nëntor për kreun e Bashkisë së Korçës, Bamir Topi dhe Edi Rama duket se kanë shkuar në një përçarje ndërmjet tyre ku kreu i FRD-së akuzoi dje qeverinë se nuk ka ndërmarrë hapa konkret në vendosjen e shtetit ligjor.

Gjatë mbeledhjes së djeshme të Asamblesë së Partisë “Fryma e Re Demokratike”, ish-presidenti i vendit, Bamir Topi në valën e akuzave të tij vuri edhe administratën publike duke thekuar se në to ka persona të paaftë duke lënë të kutpohet se ai vetë ka pretenduar disa poste në administratë. “Pas 100 ditësh, qeveria nuk shfaq as rezultate, as prirje për të qenë pozitive në sjelljen e saj”, pohoi Topi.

Në vijim të fjalës së tij, ish-presidenti nuk la pa përmendur edhe çështjen e statusit i cili u refuzua nga Brukseli para një jave. Sipas Topit, Shqipëria është jashtë standardeve dhe për këtë do t’i duhet një kohë e gjatë që të integrohet në Bashkimin Europian. Sipas kryetarit të FRD-së, këto standarde lidhen me shtetin e së drejtës duke shtuar se ndëshkueshmëria e shtetit ndaj atyre që kanë shkelur ligjin duhet të jetë e menjëhershme.

“Por mbi të gjitha, klasa aktuale politike duhet të tregojë se e kupton mirë kushtin e ndëshkueshmërisë dhe reagimin e menjëhershëm ndaj saj. Së dyti, ruajtja e kredibilitetit politik ndaj aleatëve dhe mbështetësve të mëdhenj të Shqipërise, duhet manaxhuar me shumë kujdes. Kanë harruar që Europa ka disa standarde të tjera, siç është dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës dhe ajo që vuan më shumë Shqipëria është shteti i së drejtës”,- tha ai. Në këtë mënyrë, ish-presidenti i vendit duket se kërkon një veprim më të shpejtë të mazhorancës ndaj atyre që kanë shkelur ligjin.

Bamir Topi nuk la pa përmendur edhe çështjen e armëve kimike. Në fokusin e akuzave të tij ishte edhe mazhoranca edhe opozita ku sipas tij, qeveria duhet të jap një sinjal kedibiliteti ndaj vendeve anëtare të NATO-s duke shtuar se tani më vendi është bërë i pa besueshëm për shtetet aleate. Krahs kësaj, ai theksoi se opozita dhe shoqëria civile keqpërdorën protestat e tyre duke mos i bërë të ditur qytetarëve sasinë e lëndëve helmuese që janë në Shqipëri. “Jam i hidhëruar nga mënyra se si e interpretoi dhe si e manaxhoi kryeminsitri aktual çështjen e armeve kimike. Askush nuk të imponon, shtetet e mëdha vlerësojnë kredibilitetin politik tek shtetet e vegjël.

Por kur je një shtet anëtar i NATO duhet të jesh koshient në vendimet që merr si një partner institucional. Kur përgjegjësia shpërdorohet, dëmtohen interesat e vendit dhe humbet ky kredibiliteti politik, që është shumë i vështirë për t’u krijuar”,- pohoi Topi. Lidhur me aktualiteti e ditës mbi buxhetin vjetor, ish-presidenti pohoi se: “Qeveria kur harton buxhetin duhet të bëjë reaminacion dhe jo grimin, sepse duhet punë konkrete dhe jo show politik” , duke theksuar se buxheti i vitit 2014 duhet të jetë i pastër dhe duhet të zgjidhë edhe çështjen e të përndjekurve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit