Dalja e Amosit ishte e papritur për disa nga banorët. Olta ka qënë ajo që prej ditësh, ka fajësuar Dean për largimin e tij nga shtëpia.Debati midis tyre u përshkallëzua. Në një diskutim mes Oltës, Deas dhe Kristit, ky i fundit i tha Deas se Amos kishte emocione për të dhe kjo e bënte të dobët.
Kristi u shpreh se Dea u shkëput nga Amosi në mënyrë të frikshme javën e fundit dhe se kishte flirtuar me të, duke i’u afruar në krevat.
Olta shprehet se Dea e bëri flirtin me Kristin për Amosin, por sipas saj zgjodhi një moment të gabuar. gjithësesi, në fund Dea e sqaroi Kristin se nuk ka asnjë ndjenjë për të dhe nuk ka flirtuar kurrë.
Komente












