Kristo Frashëri: Himnin e ndërron Kuvendi, gjatë diktaturës u hoq një strofë

Himni i Flamurit” është një tekst zyrtar. Që të ndryshohet duhet miratimi i Kuvendit. Duhet ta propozojë dikush dhe po e miratoi Kuvendi ajo bëhet zyrtare. Teksti është i Asdrenit, dhe janë marrë për himnin vetëm 3 strofa, pasi nuk duhet të shkojë gjatë. Mendoj se kuvendi ka të drejtë të vërë dorë mbi tekstin. Por duhet të thonë fjalën e tyre konstitucionalistët dhe duhen pyetur ata më mirë, nga ana ligjore nëse mund të ndryshojë ndonjë fjalë. Se për shembull në kohën e Enverit u hoq ajo strofa që thoshte se “kombet shuhen përmbi dhe, e Shqipëria do të rrojë”. Kjo u konsiderua sikur qe fyese për të tjerët, të gjithë do të shuhen vetëm neve do të rrojë. Por në këtë rast nuk u cenua himni, pasi u hoq një strofë, nuk u ndryshuan fjalët.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë