Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, ka kritikuar ashpër kreun demokrat, Lulzim Basha, pas protestës së zhvilluar sot nga opozita. Harxhi, e njohur si një ndër zërat më kritikë ndaj Bashës pas humbjes së thellë që pësoi PD në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, shkruan në Twitter se protesta kërkon një lider.

Sipas saj, PD i zhgënjeu sërish qytetarët, të cilët janë gati për aksion, por qeveria nuk rrëzohet me protesta pacifiste si në Finalndë.

“Protesta e sotme masive tregoi se populli eshte gati per aksion por kerkon nje lider! Ne i zhgenjyem perseri. Qeveria nuk rrezohet me protesta pacifiste si ne Finlande! Duhet te ngrihemi kunder establishmentit!”, shkruan Harxhi.

harxhi fb
(Reagimi i Edith Harxhit pas protestës)

d.c./shqiptarja.com