Kritika për ‘qejfliet e Lushnjes’
Murrizi:Modë që nis nga Rama

Kritika për ‘qejfliet e Lushnjes’<br />Murrizi:Modë që nis nga Rama
Duket se deputeti i PD-së Myslim Murri i ‘është qepur’ administratës.

Një ditë pasi ai postoi një foto në FB ku denonconte mënyrën sesi qëndronin punonjëset në komisariatin e Lushnjes duke i quajtur këto të fundit qejflie, Murrizi reagon sërish për të  gjithë që sipas tij janë habitur.

Ai ka reagur sërish në Facebook duke shkruar se ishte një denoncim nga një qytetare dhe ironikisht  i bën thirrje punonjësve të shtetit që të ngrenë këmbët pais është një modë që ka nisur nga Rama.

Postimi  në FB
 

Për të gjithë ATA që u habitën shumë për foton e postuar në fb tim rreth nje denoncimi të ardhur nga një qytetare.

Së pari foto ishte hedhur nga vetë vajzat ne foto.

Së dyti është shumë i rëndësishem denoncimi i qytetarit që sorollatet nga punonjesit e administratës, e jo foto.

Dhe së treti nuk e kam ditur që kjo qenka MODE që fillon nga i pari i ketyre.

Nga sot i bëj thirrje të gjithë punonjëseve të shtetit qe ti ngrenë KEMBET sa te duan e ku te duan.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid