Kritika për mbajtjen fshehtë të gjendjes shëndetësore të Sekretarit të Mbrojtjes

Kritika për mbajtjen fshehtë të gjendjes shëndetësore të Sekretarit të Mbrojtjes

Lloyd Austin

Pentagoni ka ofruar detaje të reja trajtimit të fshehtë në spital të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin. Ai u operua për kancerin e prostatës në fund të dhjetorit, sipas Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, Sekretari Austin më 1 janar u dërgua urgjentisht në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të komplikimeve nga operacioni, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ishte njoftuar fare. Kjo ka nxitur disa ligjvënës republikanë të kërkojnë dorëheqjen e tij, ndonëse Pentagoni thotë se zoti Austin nuk ka në plan ta bëjë këtë.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mbetet i shtruar në spital pasi u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Kombëtare Ushtarake Walter Reed më 1 janar për një infeksion pas operacionit për të trajtuar dhe kuruar kancerin e prostatës.

“Infeksioni i tij është pastruar. Gjendja e tij vazhdon të përmirësohet dhe ne parashikojmë një rikuperim të plotë, megjithëse ky mund të jetë një proces i ngadaltë”, tha gjeneralmajori Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se zoti Austin nuk e njoftoi presidentin Biden për diagnostikimin me kancer deri të martën, më shumë se dy javë pas operacionit në dhjetor dhe tetë ditë pasi u dërgua me urgjencë në spital më 1 janar.

“Askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e dinte se sekretari Austin kishte kancer në prostatë deri të martën në mëngjes”, tha zoti Kirby.

Sekretari Austin ia transferoi autoritetin zëvendësit të tij më 2 janar pa shpjegime, diçka që Pentagoni thotë se mund të ndodhë për një sërë arsyesh rutinë. Ekipi i zotit Austin nuk e njoftoi Presidentin Biden e as Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Kathleen Hicks për shtrimin në spital për tre ditë.

Pentagoni nuk e bëri të ditur publikun se zoti Austin ishte në spital për katër ditë.

“Ne e pranojmë se duhet të bëjmë një punë më të mirë për sa i përket afateve kohore dhe transparencës, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e sekretarit dhe jemi të përkushtuar që të bëjmë një punë më të mirë herën tjetër”, thotë zëdhënësi i Pentagonit, Gjeneralmajor, Pat Ryder.

Disa ligjvënës republikanë tani po bëjnë thirrje për dorëheqjen e zotit Austin, por Pentagoni thotë se kjo nuk do të ndodh.

“Ai nuk e ka në plan të japë dorëheqjen”, thotë Gjeneralmajori Ryder.

Shtëpia e Bardhë njofton se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin gëzon besimin e plotë të presidentit./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë