Kritikat e BE e SHBA, PD: Jemi
fleksibël, zgjidhjen e pengon Rama

Kritikat e BE e SHBA, PD: Jemi<br />fleksibël, zgjidhjen e pengon Rama
Pas qëndrimeve të ashpra të Shteteve të Bashkua të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj Partisë Demokratike për mos dhënien e konsensusit për Reformën në Drejtësi, ka ardhur edhe reagimi nga kampi Blu.
 
Në një dalje për mediat, Oerd Bylykbashi deklaron se opozita ka qene fleksibëkl në negociata dhe se kanë pranuar një nga variantet e propozuara nga ndërkombëtarët.
 
Këtë Bylykbashi e ka cituar duke publikuar disa prej komunikimeve me OPDATA dhe Euralius.
 
Më tej Bylykbashi u shpreh se variant i vendeve të rezervuara të pranuar nga Opozita nuk është pranuar nga Kryeministri Rama, që sipas deputetit të PD-së, është personi përgjegjës për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

"Sot ne do t’u paraqesim një numër faktesh dhe provash të cilët provojnë siç e thashë plotësisht qendrimin fleksibël të Partisë Demokratike, këtu kemi një e mail të datësh 10 shkurt i cili na është paraqitur ne opozitës qoftë në nivelin politik qoftë në nivelin e ekspertëve një numër zgjidhjesh propozimesh nga obdat dhe oralius në lidhje me çështjen e emërimit të zyrtarëve të lartë të sistemit të drejtësisë. Pas daljes së raportit të komisionit të Venecias ekspertëtët ndërkombëtarë të OBDAT dhe EURALIUS bëjnë një komunikim të fundit me ne duke përcaktuar qartë se të vetmet propozime që ata kanë janë dy. Njëri është i vendeve të rezervuara i përzgjedhur nga Partia Demokratike nga opozita dhe një sistem propocional votimi, kompleks me potencial të madh bllokimi i pakorruptueshëm i përzgjedhur nga mazhoranca në pushtet nga Partia Socilasite dhe aleatët e saj. Këto jaanë komunikimet elektronike të Partisë Demokratike me partnerët ndërkombëtarë për propzime të cilët janë më pas janë të reflektuar në Komisionin e Venecias.I vetmi që e pengon zgjidhjen përfundimtare është Kryeministri i cili në momentin që vendos për të përzgjedhur jo modelin e propozuar nga Partia Demokratike po modelin e propozuar nga Komisioni i Venecias nga EURALIUS dhe OBDAT i vë vulën përfundimtare zgjidhjes dhe përgatitjes për aprovim të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi" tha Bylykbashi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes